Australiani Kenedi, rreziku i Kapllanit

Karlsruhe (Gjermani)- Hapësirat për një aktivizim të rregullt për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani te skuadra e tij, Karlsruhe, janë në rrezik.
Karlsruhe nënshkroi me sulmuesin gjigand Xhoshua Kenedi (1.94m) i ardhur nga Nurembergu, i përzgjedhur nga menaxheri i klubit Rolf Dohmen (një simpatizant edhe i Kapllanit).
Kenedi pritet të konsumojë shumë minuta dhe australiani përbën një rrezik potencial për sulmuesin shqiptar Emdond Kapllani, i cili deri tani nuk ka mundur të realizojë golin e parë historik të tij në Bundesliga 1 (ka humbur edhe një penallti).
Kenedi është lojtar i Kombëtares australiane (4 ndeshje). Në 24 ndeshje në Bundesliga 1 me fanellat e Volfsburgut, Këlnit dhe Nuremnergut ka shënuar vetëm 3 gola. Në 60 ndeshje në Bundesligën 2, sulmesi ka shënuar 16 gola. Trajneri i Karlsruhes kishte kohë që kërkonte një tjetër sulmues, nisur edhe nga fakti se ishte i pakënaqur nga dyshja Frajs (3 gola) – Kapllani (ende pa gol). Karslruhe vazhdon përgatitjet në Belek të Turqisë.
Albania Sport