E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi fiton, Arsenali barazon, Liverpuli humbet

Londer (Angli) - Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Birmingam Sitin, edhe pse pjesën e parë e fitoi 1-0 (gol i Adebajor me penallti në minutën e 21-të). Për Birmingam Sitin barazoi Geri O'Konor (lojtar i menaxhuar nga Rudi Vata) në minutën e 48-të. Celsi arriti një fitore të cmuar 2-0 me rivalin tjetër londinez, Totenhem. Autorët e golave për skuadrën e Avram Grant ishin Beleti (19') dhe Rajt-Filips (80'). Midëllsbrou mundi 1-0 Liverpulin duke ia vështërisuar akoma më tej pozitat trajnerit Rafa Benitez. Takimet e tjera: Aston Vila-Riding 3-1, Derbi Kounti-Uigan 0-1, Everton-Mancester Siti 1-0. Uest Hem-Fulham 2-1.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›