E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapet i kërkuari për vjedhje me dhunë

TIRANE - Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, bënë të mundur identifikimin dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes me dhunë e ndodhur dy ditë më parë në afërsi të rrugës “Nikolla Tupe, të një motori “Suzuki V Strom 650“.

Burime policore bënë të ditur se falë punës hetimore të strukturave të policisë u bë ndalimi i autorit të dyshuar, Alsid Arben Shena, 26 vjec, lindur dhe banues Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.

Ndërkohë, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatmir Bashkim Kiptiu, 31 vjec, lindur dhe banues në Elbasan, pasi dje në Sauk është kapur në flagrancë në furgonat e linjës Tiranë - Elbasan, me dy thika, një kacavidë, një dorezë (përforcues grushti) një shkop bejzbolli i modifikuar me dorezë druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materailet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›