Qeveria e re, LSI 5 poste ministrore, PBDNJ mbetet jashtë, Ngjela pa post ministror
TIRANE- Ashtu sic njoftoi qe paraditen e sotme e perditshmja "Gazeta Shqiptare", kryeministri i zgjedhur Edi Rama shpalli sot emrat e kabinetit qeverisës që do punojnë bashkë me të për të qeverisur vendin në mandatin 4-vjecar. Risitë e kësaj qeverie, sipas Ramës është perberja e kabinetit me gra dhe 90% emra të rinj, të padëgjuar më parë në qeveri, si dhe një përfaqësim nga shoqëria civile.
Kështu 5 poste ministrash i ka marrë LSI, një post ministri i përket Shoqërisë Sivile dhe pjesa tjetër janë pjesë e PS-së, shumica deputetë të rinj në moshë dhe në poste ministrore.
Jashte marrjes se posteve ministrore kane mbetur PBDNJ, partia e avokat Ngjeles, e Mark Frrokut qe ka nje mandat deputeti ne Shkoder, aleate me PS. Perfshirja apo mosperfshirja e aleateve ne poste ministrore e pati nje shpjegim sot nga Rama ne daljen e nje konference per shtyp ku shpalli me emra perberjen e qeverise se re.
STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi
MINISTRITE:
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka
MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Cuci
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi
Ne daljen e tij ne konferencen per shtyp sot ne oren 11:00, Rama tha se cdo ministër i kësaj qeverie, do punojë me nder dhe duar të pastra.
“Qeveria e re do jetë mishërim i pushtetit strategjik të aleancës sonë ASHE, vizionit tonë të përbashkët politik për t’i dhënë më shumë hapësirë grave dhe të rinjve, përfshirje shoqërise civile, për të ecur më shpejt në rrugën e Rilindjes Kombëtare”, tha Rama në nisje te konferences.
Ndarja e posteve ministrore dhe strukturimit të qeverisë së re, sipas Ramës është fryt i një bashkëpunimi me aleatin e tij strategjik, Ilir Meta. Qeveria e re, sic tha më tej Rama, do jetë një tryezë pune me njerëz të palodhur.
“Qeveria do jetë mishërim i përgjegjësisë për ndarjen sa më të mirë të detyrave brenda shumicës qeverisëse, është fryt i një dialogu strategjik me partnerin e LSI Ilir Meta. Do punojmë bashkë, me durim si një skuadër.
Ajo që bie në sy është se postet ministrore që do të mbajë PS janë me njerëz të rinj në moshë dhe që marrin për herë të parë detyrë ministrore. Ndërkaq mungojnë emra të deputetëve socialistë që kanë mbajtur para 8 vitesh emra të posteve ministrore.
“Skuader me 90% te njerezve qe ulen per here te pare dhe me shume gra se ckane pasur qeverite e vendit ne 20 vjet. Keto jane shprehja kuptimplote e diktatit te revolucionit te votes ne 23 qershor. Do te shihni gra ne vende qe ne nje shekull shtet kane qene me tapi vetem per burra. Gjithcka eshte e menduar me kujdesin me te madh per te pasur ministra qe t’i sherbejne popullit dhe do te punojne dite nate me axhenden e qeverise se re per te ecuar me shpejt ne rrugen e rilindjes shqiptare”- shpjegoi Rama perberjen e qeverise se re.
Qeverisja do të mishërojë vlerat e punës në skuadër, theksoi Rama.
"Mjaft më me procesin qeverisës të copëzuar në parcela interesash partiake e vetjake ku s’e merr vesh i pari të dytin, e me mandatet qeverisëse ku qeveria bëhet trup i vetëm vetëm për të sharë opozitën në parlament.
Të mos e harrojë askush që do të na gjykojë që nga sot e deri ditën e fundit, atë që unë nuk do ta harroj asnjëherë që nga dita e parë e fitores sonë plebishitare: Shqiptarët nuk na votuan për të ndërruar një kryeministër me një tjetër dhe një qeveri me një tjetër. As për të ndryshuar kahun politik të qeverisjes. Po për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës; I vijës sjelljes së kryeministrit e të ministrave me publikun e me interesin kombëtar e publik; I raportit me të vërtetën, me votuesit dhe me ligjin", tha me tej Rama.
Rama ritheksoi se ministrat e rinj do te dorezojne mandatin e deputetit.
“Qeveria e Re është mishërim i përgjegjësisë për ndarjen sa më mirë të detyrave brenda maxhorancës plebishitare të 23 qershorit. E cila do të ketë vetëm një pjesë të vetën pa mandat deputeti në ekzekutiv, ndërsa pjesën tjetër me mandatin e fortë të 23 qershorit në sallën e Kuvendit, për të kthyer në ligj reformat e Rilindjes.”- tha Rama gjate nje konference per shtyp.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama më pas u pyet nga gazetarët mbi cështje të ndryshme që kishin të bënin me qeverisjen e ardhshme.
Cfarë niveli përgjegjësie do ketë avokat Spartak Ngjela?
Avokati Ngjela e ka marrë përgjegjësinë kohë më përpara dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme dhe pse me keqardhje them se nuk kemi rënë dakort për pozicionin.
Ju keni deklaruar se keni një marrëveshje me të.
Kemi pasur marrëveshje, dhe ne ia kemi propozuar dhe ai e ka refuzuar me lartësinë që e karakterizon.
A mund ta dimë se cfarë posti i keni propozuar?
Të mos kalojmë në kuadër të thashethemeve kalojmë tek pyetja tjetër.
Po ju nuk e krijuat një ministri Emigracioni ashtu sic e premtuat?
Nuk kam bërë premtim për ministri Emigracioni mbase e ngatërroni me partinë came.
Cili do jetë kriteri themelor i qeverisjes suaj? Mos keni shpërfillur aleatët?
Kriteri themelor do të jetë ai që thashë me nder e duar të pastra në nder të popullit shqiptar. Dua t’ju siguroj se me Vangjel Dulen kemi në sintoni për të vazhduar bashkëpunimin dhe PBDNJ do jetë partner në mirëqeverisje.
Kemi çmuar se barra e mandatit të 23 qershorit është një barrë që ia ka dhënë PS dhe LSI për ta cuar së bashku dhe për ta cuar së bashku në drejtim të BE. Nuk është shpërfillje ndaj aleateve por dhe përgjegjësi e imja si kryetar i kësaj mazhorance.
Kreu i ri i PD ka kërkuar transparencë për zgjedhjet. Si i përgjigjeni?
Ne kur ishim në opozitë kemi bërë një luftë madhore ti sigurojmë opozitës sot atë që opozita e djeshme nuk e pati dje. Hap kutitë ka qene deviza e luftës sonë dhe u hapën përmes atij institucioni të KQZ-së që ne na e privoi. Por ne nuk do ia privojmë asnjë të drejtë opozitës.
Kryeministri ende në detyrë poston shpesh në Facebook, ku dhe mund ta lexoni, dhe kohët e fundit publikoi një listë me premtime tuaja të pambajtura
Unë nuk e lexoj kryeministrin në detyrë që të jem i sinqertë me ju, por dëgjoj se ka një listë me premtime të pambajtura nga qeveria që nuk ka marrë ende detyrën.
Kjo e ka një shpjegim. Ata nuk kanë marrë ende veten nga humbja ndërsa ne ende nuk kemi marrë detyrën. Nuk tërhiqemi nga premtimet që kemi dhënë.
(m.a/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria e re, Berisha: Ky kabinet, identik me qeverinë “Çarçani 2” Ministrat lënë mandatin, ja deputetët e rinj që hyjnë në Parlament Berisha ironizon qeverinë e re, përgëzon vetëm pjesëmarrjen e grave BB, Lvovski: Qeveria e re duhet të arrijë shumë me më pak financa OMONIA: Qeveria e re s’ka ministër minoritar, PBDNJ të riorientojë qëndrimin politik Frroku: Nuk e kushtëzojmë mbështetjen ndaj Ramës me post ministri Ministri Emigracioni? Rama me 2 deklarata të ndryshme Huffington Post: “Të luftosh korrupsionin në Shqipëri, Superman ku je?” VIDEO: Qeveria e re, ja emrat e 19 ministrave. Rama kryeminister, 5 poste i merr LSI