E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia në BE, Greqia vazhdon të mbajë vendin e parë

Greqia vazhdon të mbajë vendin e parë mes shteteve anëtare të BE për nivelin e papunësisë, e shoqëruar nga Spanja. 

Siç bën të ditur shërbimi statistikor europian (Eurostat), papunësia në Greqi 2 muaj më parë ishte 26,9%, ndërsa në Spanjë ku vihet re një ulje, papunësia shënoi 26,3%. 

Niveli mesatar i papunësisë në qershor 2013 ishte 12,1% për Eurozonën dhe 10,9% në gjithë Bashkimin Europian. 

Sa i përket papunësisë në brezin e ri, në Eurozonë shënohet shifra 23,9%, ndërsa Greqia mban sërish vendin e parë me 58,7%. 

Sipas statistikave, nivelin më të ulët të papunësisë në BE, rreth 5%, e kanë Austria, Gjermania dhe Luksemburgu. 
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›