Australi,i nxehti shkakton 20-të viktima

Autoritete australiane kanë njoftuar se i tremben faktit se të paktën 20 persona kanë humbur jetën, si pasojë e temperaturave më të larta që kanë goditur juglindjen e vendit këto 100 vitet e fundit. Shumica e viktimave janë njerëz të moshuar, të cilët nuk i kanë duruar dot temperaturat super të larta. Moti i nxehtë, gjithashtu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në Melburn, qytetin e dytë më të madh të Australisë. Temperatura ekstreme, më shumë se 40 gradë celcius kanë goditur shtetet juglindore të Viktorias dhe South Austrialias këto tri ditët e fundit. Në Adelaide, kryeqendrën e South Austrialias, zyrtarët e shëndetësisë kanë raportuar më shumë se 20 vdekje të papritura, shumica e tyre të moshuar që kanë pësuar kriza në rrugët e qarkullimit të gjakut. Në disa zona janë regjistruar vatra të shumta zjarri, gjthashtu ka pasur probleme edhe në binarët hekurudhorë, duke shkaktuar pezullimin e shumë udhëtimeve.