Austri, Fisher-Topit: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
VJENË- Presidenti Bamir Topi është pritur sot pasdite nga Presidenti Austrisë, Hajnc Fisher, në Pallatin Presidencial “Hofburg” në Vjenë. Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për të gjithë mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Austrisë, sidomos në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa Fisher, siguroi se “Austria do të vazhdojë të japë të gjithë mbështetjen e fuqishme në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë në të gjitha drejtimet si dhe në kurorëzimin e suksesshëm të aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Presidencës.
Topi, vuri në dukje në takim rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare me Austrinë, me qëllim intensifikimin e investimeve të biznesmenëve austriakë në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, si në infrastrukturë, energjetikë, turizëm, etj. Kreu i Shtetit shqiptar, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Austrisë në rajon dhe në mbështetje të Kosovës dhe të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, Presidenti Fisher vlerësoi lart qëndrimin e Kryetarit të Shtetit shqiptar mbi zhvillimet politike në vend, por dhe rolin moderator e konstruktiv personal të Presidentit Topi në funksion të përmirësimit të klimës dhe frymës së mirë të bashkëpunimit politik edhe mes udhëheqësve rajonalë, me synim zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në gjirin e familjes së madhe evropiane.
TAKIMI ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS
Gjatë vizitës zyrtare, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë zhvilluan edhe një takim të përzemërt me përfaqësues të diasporës shqiptare në Austri, të cilët e falenderuan Kreun e Shtetit për interesimin dhe përkrahjen e treguar për ta. Me këtë rast, Presidenti Topi dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes”, Shoqatën “Aleanca për Fëmijët” - Steyr, me motivacionin: “Për veprimtarinë humanitare të kryer në dhënien e ndihmës mjekësore për fëmijët shqiptarë, me probleme të rënda shëndetësore dhe në realizimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në Shqipëri”.
(m.a/BalkanWeb)