E Diel, 1 Nëntor 2026

“Një verë me ne", fëmijët e "Luigj Gurakuqit" ekspozojnë punimet

TIRANE- “Një verë me ne". Kjo ishte ekspozita, e organizuar sot, me 100 punime artistike dhe fotografi të përgatitura nga fëmijët me aftësi të kufizuara të shkollës speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.

Ekspozita u cel sot pranë mjediseve të Muzeut Kombëtar, dhe u organizua nga Qendra e Shërbimit Vullnetar Lokal Tiranë dhe organizata “Përtej Barrierave”. Punimet janë kryer gjatë muajit gusht nga 120 fëmijë të shkollës Luigj Gurakuqi, pjesëmarrës në shkollën verore të financuar nga UNICEF dhe Fondacioni SOROS.

Gjatë 30 ditëve të shkollës së verës, fëmijët patën mundësi të edukohen dhe mësojnë nëpërmjet edukimit jo-formal me anë të aktiviteteve të ndryshme të pregatitura nga mësuesit dhe vullnetarët. Gjatë kësaj kohe, me ndihmën e vullnetarëve dhe mësuesve fëmijët, bënë punime të ndryshme si piktura, vizatime, herbariume, punime me pastë, etj.

Në aktivitetin e sotëm morën pjesë 40 fëmijë të shkollës Luigj Gurakuqi të shoqëruar nga mësuestit dhe prindërit. Gjithashtu u shpërndanë dhe disa dhurata për këta fëmijë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte dhe të promovojë gjithë përfshirjen dhe ndjenjën e punës vullnetare tek të rinjtë, kundrejt grupeve në nevojë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›