Mallakastër, djali vret me sende të forta babain 77-vjecar
MALLAKASTËR- Krim brenda familjes në Mallakastër. Djali 53-vjecar ka vrarë në orët e drekës me mjete të forta të atin 77-vjecar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lugina e fshatit Ninsh ” në Komunën Fratar, kur Shefqet Pashai nga fshati Bejar ka vrarë me mjete të forta, babain e tij Selman Pashai që paraprakisht dyshohet për motive të dobeta.
Policia është sinjalizuar për ngjarjen dhe vetëm një orë më vonë ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Shërbimet e policisë vazhdojnë ndërkaq kryerjen e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)