Elbasan, mungojnë kushtet higjeno-sanitare mbyllet shkolla
ELBASAN- Mbyllet përkohësisht nga Drejtoria e Shëndetit Publik shkolla e fshatit Papërr në Elbasan. Shkak për marrjen e kësaj mase ka qënë mungesa e të gjitha kushteve higjeno-sanitare, ndërkaq situata është problematike edhe në shkollat e Dushkut, Godoleshit, Gostimës dhe në qytetin e Cërrikut.
“Shkolla ishte jashtë cdo standarti, jo për të zhvilluar mësim por edhe për të ndenjur nuk ishte. Për shkollat etjera kemi lënë disa detyra deri në fund të javës edhe këto shkolla do detyrohemi t’i mbyllim. I bëj thirrje kryetarëve të komunave të marrin seriozisht këtë problem, për arsye se në në këtë drejtim nuk falim”, tha Drejtori i Shëndetit Publik për Elbasanin Bujar Kllogjeri.
Nga ana e drejtorisë së Shëndetit Publik në Elbasan, disa herë gjatë muajve të fundit ishte paralajmëruar mbyllja e shkollave që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare.
(m.a/News24/BalkanWeb)