Gjirokastër, nxënësit mësojnë greqisht pa tekste
GJIROKASTER- Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja në Gjirokastër prej vitesh vuan mungesën e teksteve në gjuhën greke për klasat e degës së greqishtes.
Janë rreth 40 tituj të lëndëve shkencore dhe edukative të kësaj shkolle të mesme që jepen me shënime për shkak se asnjëherë nuk u botuan tekstet.
Mësuesja Anfulla Kiço bën me dije se megjithëse është rënë dakord për botimin edhe këtë vit nxënësit do vazhdojnë të marrin mësimet me shënime. Nxënësit ankohen se është shumë e vështirë, pasi orën mësimore duhet ta shfrytëzojnë duke mbajtur vetëm shënime.
“Në degën e Greqishtes të paktën në 20 vitet e fundit, mungojnë të gjitha titujt e librave. Shumicën e kohës e harxhojmë duke dhënë shënime ke nxënësit “- deklaron mësuesja Kiço. Në këtë gjimnaz frekuentojnë degën e greqishtes 280 nxënës.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)