Kukës, ndalohet kosovari në kërkim për kontrabandë
KUKËS-Një shtetas kosovar u ndalua mbrëmjen e kaluar në doganën e Morinit, në rrethin e Kukësit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga policia e rrethit të Durrësit për ushtrim të kontrabandës.
"Mbrëmjen e kaluar në doganën e Morinit u bë ndalimi i shtetasit Alush Mustafa, 39 vjeç, nga Peja e Kosovës, pasi rezultonte person në kërkim nga policia e Durrësit, pasi gjykata e këtij rrethi e kishte dënuar në mungesë për akuzën e ushtrimit të kontrabandës më 20 shtator të vitit 2007", tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Suada Sula.
Sistemi TIMS, i instaluar prej dy vjetësh në doganat kufitare me Kosovën, ka bërë që dhjetra persona në kërkim të bien në duart e policisë. Kështu, vitin e kaluar u ndaluan 69 persona të shpallur në kërkim, ndërsa dhjetra të tjerë janë ndalur gjatë këtij viti.
(d.b/BalkanWeb)