Austri, konferencë mbi integrimin europian të Kosovës
"Kosova e pavarur dhe perspektivat europiane të zhvillimit të saj në fushën e ekonomike dhe politike". Ky ka qenë emri i konferencës që është mbajtur ditën e djeshme në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë. Në këtë konferencë janë diskutuar mes zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe zyrtarëve europian sfidat dhe problematikat politike dhe ekonomike të shtetit më të ri në Europë. "Kultura, historia dhe gjeografia jonë i përkasin familjes së demokracisë europiane. Ne ndjehemi dhe jemi pjesë e Europës, prandaj jemi të motivuar që të vazhdojmë dhe të vijojmë proçesin e gjatë të integrimit të institucioneve kosovarë në strukturat e BE-së."- pohoi ambasadori kosovar i sapoemëruar në Austri, Sabri Kiqmari.
Ndërsa Stefan Lehne, përfaqësues i ministrisë së jashtme austriake pohoi se kosovarët duhet të punojnë shumë që shteti i ri të integrohet në strukturat europiane.
"Liderat politikë të Kosovës nuk duhet të pushojnë. Ata dhe institucionet e tyre janë ende në provë. Kështu që unë i inkurajoj institucionet e Kosovës që të vazhdojnë projektin e tyre me insistim dhe përgjegjshmëri si edhe të jenë konstruktiv në sfidat që i presin, të cilat nuk do të jenë të vogla."- pohoi gjatë konferencës Stefan Lehne.
Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore kanë raportuar një rritje ekonomike të ngadalësuar të Kosovës që shkon në 3,4-3,8 %.
Është shumë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës kanë kuptuar që ky vend ka nevojë për një rritje të shpejtë ekonomike dhe të qëndrueshme sepse kështu shoqëria e këtij vendi do të ketë më shumë besim për të ecur përpara"-deklaroj Piter Faith përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas, Ahmet Shalës ministrit të ekonomisë në Kosovë, shteti i sapoformuar është më shumë pro-europian se sa vetë europianët.
" Një organizatë e krijuar nga disa të rinj kosovarë ka një sllogan shumë proeuropian- "Ne e duam Europën më shumë se se Europianët e duan atë." Si edhe nuk do të ishte habi se nëse organizohet një referendum për hyrjen e Kosovës në BE, jam i sigurt se rezultatit do të ishte që të paktën 90 % e kosovarëve janë pro."- pohoi ministri Shala.
Kjo konferencë është në vazhdën e konferencave që priten të organizohen në mënyrë që shteti më i ri në Europë të ketë mundësi të jetë pjesë e rrugës së gjatë së integrimit për në strukturat euroatlantike.