BE: Negociatat me Iranin të frytshme
Autoritetet e BE-së si edhe ato të Iranit pohuan se takimi i vendit islamik me 5 fuqitë e mëdha në qytetin e Gjenevës kishte qenë mjaft produktiv. Gjithashtu Irani kishte pranuar që të rifillonte kontaktet në fund të këtij muaji përsa i përket problemit të armëve bërthamore që posedon Irani.
" Ne ramë dakortë që të intensifikojmë takimet tona. Irani është i gatshëm të bashkëpunoj me ne si edhe të na ndihmojë në inspektimet tona. Gjithashtu Irani pranoj që ekspertë të çështjeve bërthamore të inspektojnë sistemet bërthamore që ndodhen në afërsi të të qytetit Kom."- pohoi për mediat shefi i politikës së jashtme të BE-së Javier Solana mbledhur në Gjenevë, pas bisedimeve.
"Republika Islamike e Iranit është gatshme të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare Atomike Ndërkombëtare për një varg çështjesh të cilat kanë të bëjnë me sistemin tonë bërthamore. Gjithashtu gjatë takimi në Gjenevë kemi shprehur shumë pikëpamje përsa i përket problematikave të ndryshme globale."- pohoi gjatë konferencës për shtyp, Saeed Jalili, kryenegociatori i Iranit në takimin 5+1.
Por Jalili u shpreh se Irani nuk do t'i braktisë dhe nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj mbi energjinë bërthamore.
"Ne jemi të përkushtuar që të respektojmë detyrimet tona. Por ne nuk heqim dorë na detyrimet tona legjitime mbi energjinë bërthamore."- pohoi kryenegociatori iranian Jalili.
Irani ka deklaruar ndërtimin e një objekti të dytë pasurimin e uraniumit në Qom gjatë javës së kaluar. Uraniumi i rafinuar i cili është përdorur në këtë objekt sipas shumë ekspertëve të çështjeve bërthamore është i aftë të përdoret për bomba dhe raketa me rreze të gjatë.