Austri, mistere të reja mbi vdekjen e Joerg Haider
Mbi vdekjen e politikanit ekstremist, liderit popullor austriak Joerg Haider, policia ka nxjerrë dyshime të tjera, se vdekja e tij mund të mos ketë qenë thjesht një aksident automobilistik. Fillimisht të dhënat mbi homoseksualitetin e tij, ku u zbulua se Joerg Haider kishte marrëdhënie me një zëdhënës të tij, pastaj bllokimi i praktikave të kremtimit nga ana e familjes dhe tashmë, hetuesit e çështjes kanë vënë re se pas aksidentit politikanit me emër i mungonte ora. Policia austriake i ka përhapur të dhënat e reja dhe foto mbi aksidentin e frikshëm, ku ka mbetur mister zhdukja e orës se liderit të Bzoe. Në momentin e përplasjes makina e tij, Volkswagen Phaeston, po ecte me rreth 140 km/h në një rrugë ku limiti i lejuar ishte 70km/h. Në gjakun e austriakut u gjet një sasi alkooli prej 1,8 për mijë (sasia e lejuar në Austria është 0,5). Guvernatori i Carinzia-s nuk ka pasur mundësi të shpëtojë pasi makina e tij që peshonte 2 tonelata ka dalë jashtë rruge. Në fotot e aksidentit duket se ku kanë përfunduar syzet e Haider (marka Donna Karan), këpuca e djathtë (marka Ludvig Reiter, rreth 400 euro) që përfundoi në bar dhe vitaminat që ai përdorte kundër stresit. Por nuk duket asgjëkund as nga kërkimet dhe as nga fotot, ora që lideri popullor mbante kur u pa në diskotekën “Le Cabaret”, sipas “Bild am Sonntag”, pak orë para aksidentit.