“Pa plan për zbatimin e Kushtetutës”
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, tashmë kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka kritikuar ashpër qeverinë Thaçi në një konferencë për mediat të mbajtur dje, ku ka adresuar një varg të metash për institucionet e Kosovës. Sipas Çekut, ndonëse qeveria është duke punuar në infrastrukturën rrugore, ajo nuk është duke ndërtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Nuk kemi parë ndonjë plan që çon drejt funksionimit të pushtetit dhe zbatimit të Kushtetutës”, theksoi Çeku.