Presidenti, Rama: Berisha teatër me takimet
Pas caktimit të të mandatuarve nga Partia Demokratike, kreu socialist thotë se do ta ndërmarrë një vendim të tillë pas caktimit të modaliteteve.
Ai i quan teatër takimet që kryeministri Berisha po zhvillon me disa kryetarë partish. "E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më parë, ka refuzuar të përgjigjet zyrtarisht siç i takon. PS gati të dialogojë e negociojë kur kryeministri të jetë gati. Kryeministri mund të takojë të tjerët për teatrin e tij, jo Partinë Socialiste. Nëse do negociata me ne, duhet të biem dakord paraprakisht për modalitetet. Që kryeministri të bëjë teatër me takimet për Presidentin e ri është zgjedhja e tij, por të flasë për besimin tim te njerëzit e mi është turpi i tij!", shkruan Rama në Twitter. /Start/
2012-05-25 15:35