Austri, qindra turistë të bllokuar nga bora
AUSTRI- Edhe Austria është përfshirë nga reshje të pazakonta bore, të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullim dhe kanë bllokuar qindra turistë nëpër komplekset turistike dimërore në perëndim të vendit.
Situata më e vështirë paraqitet në dy qytete pranë Alpeve. Linja hekurudhore në këto dy zona është bllokuar. Autoritetet kanë ndaluar udhëtimin e trenave për shkak të dëborës që ka arritur në 1.5 metër trashësi.
Ato thonë se situata mbetet e rrezikshme për këdo që udhëton në këto zona. Rreth 15 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në disa rajone, ndërkohë që 1500 turistë janë bllokuar në resortin dimëror që shfrytëzohet për ski në malin Arlberg për disa orë.
Falë ndërhyrjes me mjete borëpastruese turistët mundën të shpërngulen në zona më të sigurta, por problem mbetet bllokimi i disa prej banorëve. Ndërkohë ushtria austriake është vënë në gatishmëri me helikopterët e saj, ndërsa meterologët parashikojnë që reshjet e dendura të borës të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)