Austria: Asnjë euro për Greqinë nëse nuk zbaton masat
VJENë- Ministri austriak i Financave, Josef Proell deklaroi se Bashkimi Evropian po kalon momente kritike për shkak të krizës greke, ndërkohë që po punon për t'i siguruar asaj një ndihmë financiare dhe se Greqia nuk duhet të marrë asnjë euro nëse Athina nuk zbaton masat e premtuara ekonomike.
Përpara bërjes publike të programit grek, Proell tha se ''përpara nesh ndodhen momentet më kritike për Evropën''.
"Nëse gjërat nuk marrin drejtimin e duhur, atëhere Evropa mund të përballet me sfidën më të madhe që nga viti 1930'', theksoi Proell.
''Asnjë euro nuk duhet t'i shkojë Greqisë nëse vendi nuk përmbush zotimet e marra'', theksoi Ministri austriak i Financave, Josef Proell.
(e.n/ata/BalkanWeb)