E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea vetëm një hap larg titullit

LONDER- Blutë kanë shënuar fitore prej 2-0 në kështjellën e Liverpoolit, Anfield, për ta mbajtur kreun e Ligës Premier, një javë pa përfunduar Kampionati anglez.
Pikët e reja e mbajnë Chelsean katër pikë para Manchester United, që doemos duhet të fitojë ndaj Sunderlandit për të shpresuar për ndonjë lëshim eventual të Bluve në xhiron e fundit.
Pas një gabimi të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerard, përfitoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, i cili realizoi golin e parë të karrierës në Anfield në kuadër të Ligës Premier (33’), ndërsa me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (54’), një pasim i bukur i Anelkas u shfrytëzua nga Frank Lampard, i cili dyfishoi rezultatin.
Deri në fund të takimit, Liverpooli nuk ishte në gjendje të ndryshojë asgjë.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea duhet të presë dështimin e Manchester Unitedit, ose të shpallet kampion në javën e fundit, duke e mposhtur ëigan Athleticun në Stamford Bridge.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›