Hyseni nis një tur vizitash në Paris, Bruksel dhe Berlin
PRISHTINë- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, u nis sot për një turne në tre kryeqytete evropiane, Paris, Bruksel dhe Berlin.
Sipas axhendës së njoftuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, nesër ministri Hyseni do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë francezë. Pasdite vonë, Hyseni do të takojë ministrin e Jashtëm të Republikës Franceze, Bernard Kouchner dhe më pas, do të ketë një konferencë për mediat.
Nga Parisi, shefi i diplomacisë kosovare do të udhëtojë për në Bruksel, ku të martën pritet t’i drejtohet Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Hyseni do të takohet edhe me komisionerin e BE-së për Zgjerim, Stefan Fule dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së.
Nga Brukseli, të mërkurën, ministri Hyseni do të udhëtojë drejt Berlinit, ku do t’i bashkohet delegacionit të Presidentit Fatmir Sejdiu, i cili do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.
(e.n/BalkanWeb)