E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjizori italian Giussepe Tornatore vjen në Tiranë

TIRANE- Adhuruesit e kinemasë italiane kishin mundësinë sot të merrnin pjesë në një diskutim me regjisorin e madh Giussepe Tornatore. Regjizori i madh italian foli për më tepër se një orë mbi konceptimin dhe realizimin e filmave të tij , që nisnin nga një ide për tu zhvilluar më tej në projekte konkrete.
Pjesëmarrësit, kryesisht studentë të shkollave filmike por dhe profesionistë të kësaj sfere patën mundësi të diskutonin hapur me regjisorin e madh italian. Takimi u organizua në kuadër të stinës së madhe të eventeve “Italia Shqipëria, dy popuj, një det një miqësi” dhe përfshinte gjithashtu shfaqjen e filmave të Tornatores, si dhe një ekspozitë fotografike nga shesh xhirimet e filmave të tij.

Tornatore është një ndër emrat më të vlerësuar të kinemasë botërore. Ai njihet për ngjyrat mesdhetare të filmave të tij falë dhe origjinës siciliane. Duke nisur nga filmi “Nuovo cinema paradiso” e për të vazhduar me filmat “Malena” apo “Stano tutti bene” duhen qartë personazhet tipikë mesdhetarë dhe ngrohtësia e tokës së Italisë së jugut.
Bazuar në shtypin italian të ditëve të fundit, Tornatore ka nisur tashmë një tjetër projekt ambicioz, një film mbi luftën e dytë botërore realizimi i të cilit është një ëndërr e hershme e regjisorit.
(e.n/News24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›