Maroviç: Mali i Zi ka pranuar realitetin në Kosovë
Maroviç ka ripërsëritur se Mali i Zi do të rishohë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse GJND shprehet kundër saj. Gjithashtu, ai i ka kërkuar Beogradit të tregohet më i kujdesshëm.
"Mali i Zi nuk e ka prodhuar pavarësinë e Kosovës. Ne vetëm kemi pranuar realitetin", ka thënë Maroviç për shtypin serb.
Zëvendëskryeministri malazez shprehet se e kupton zemërimin e Beogradit, por vendimi i Malit të Zi nuk ka mundur të ndryshojë statusin e Kosovës, por ka mundur të rrezikojë interesat e tij në integrimet euroatlantike.
“Prandaj, pres që të na kuptojë edhe Beograd", ka thënë Maroviç, i cili më herët ka përsëritur se personalisht është kundër vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën para se GJND të shpallë verdiktin e saj.