Termeti ne Haiti, Kosova jep 50 mije euro ndihme
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës vendos të akordojë një shumë prej 50 mijë eurosh për viktimat e tërmetit në Haiti. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është deklaruar nga vetë kryeministri.Hashim Thaci ka shtuar se forcat e njësisë së emergjencës dhe kërkimeve në Kosovë jane te gatshme për cdo detyrë në ndihmë të popullit haitian pas shkatërrimeve të shkaktura nga tërmeti.Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni i dërgoi një letër ministrit të jashtëm të Haitit ku i shkruan se Kosova ofron mbështetje në këtë kohë tragjike dhe se solidarizohet me popullin haitian.(s.g/BalkanWeb)