Austria dhe Zvicra, gati për Evropianin
Austria dhe Zvicra janë gati për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të zhvillohet nga 7 deri më 29 qershor. Të dyja këto vende i kanë kompletuar përgatitjet që një muaj përpara fërshëllimës së fillimit të evenimentit madhor në kontinent. "Qytetet mikpritëse nuk kanë qenë asnjëherë më parë gati kaq kohë përpara fillimit të aktivitetit", ka deklaruar presidenti i komitetit organizativ të "Euro 2008", Martin Kallen, i cili e ka drejtuar këtë organizëm edhe në Kampionatin Evropian të zhvilluar në vitin 2004 në Portugali. Projektet e fundit të mëdha tashmë janë kompletuar edhe në Vjenë, qytetin që do të presë finalen e madhe. Stadiumi "Ernst Hapel", në tapetin e të cilit dy prej 16 skuadrave të kualifikuara do të luftojnë për trofeun, është modernizuar dhe përshtatur për të pritur 51 mijë tifozë, ndërkohë që gjatë muajit të kaluar konstruktorët kanë përfunduar edhe tribunën e mediave, e cila do të presë 460 gazetarë të akredituar. Metroja "U2" e qytetit është zgjeruar deri në afërsi të stadiumit, duke lehtësuar hyrjen nga mjetet e transportit publik dhe ulur kohën e udhëtimit deri në qendër. Ndërtimi, që ka kushtuar afro 890 milionë euro (1 miliardë e 373 milionë dollarë amerikanë), u inaugurua të shtunën e kaluar.
Ndërkohë, stadiumet në shtatë qytetet e tjera që do të presin "Euro 2008" janë bërë gati prej muajsh, duke përfshirë impiantet në Zyrih (të Zvicrës) dhe Klagenfurt (në jug të Austrisë), pavarësisht se puna aty ishte karakterizuar nga disa vonesa në rinovim. Dy vendet organizatore, si destinacione të rinovuara turistike, janë të përgatitura që të mirëpresin qindra-mijëra vizitorë gjatë muajit qershor dhe ato mund të mbështeten në infrastrukturën ekzistuese të hoteleve. Drejtuesit e turizmit në Austri presin që mesatarja e tifozëve, të cilët do të kalojnë natën në vend, të jetë afro 1,1 milionë persona, ndërsa zviceranët shpresojnë që të numërojnë mesatarisht deri në 700 mijë turistë në natë. Hekurudhat austriake dhe zvicerane po planifikojnë që të fusin në punë respektivisht 2000 dhe 2500 trena specialë gjatë aktivitetit. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet e mundur që tifozët të arrijnë destinacionet e tyre në kohë. Një zgjidhje mjaft interesante ka ardhur për tifozët që kanë bileta stadiumi për të ndjekur nga afër ndeshjet: shërbimi hekurudhor do t‘u sigurojë atyre udhëtim falas. Secili nga vendet bashkë-organizatore pret të ketë rreth dy milionë vizitorë dhe mendohet që evenimenti të sjellë disa qindra-milionë euro përfitime.
Përveç stadiumeve, tetë qytetet ku do të luhen ndeshjet: Bazel, Berna, Gjeneva dhe Zyrihu në Zvicër dhe Insbruku, Klagenfurt, Salzburgu e Vjena në Austri - kanë planifikuar zona të gjëra për ndjekjen e ndeshjeve nga publiku. Ndeshjet do të transmetohen direkt në ekrane gjigande e për të argëtuar turistët do të organizohen koncerte. Në disa zona të caktuara, Vjena mund të akomodojë deri në 120 mijë tifozë, ndërsa hapësira më e madhe është ajo rreth bulevardit "Unaza", shtrirja e së cilës shkon në 1,2 kilometra. Synimi është që këto vende të transformohen në pika takimi të të pasionuarve pas sportit më popullor në botë, ashtu si është bërë edhe në Berlin gjatë "Botërorit 2006", ku për ata që për një arsye apo një tjetër nuk kishin blerë nga një biletë stadiumi, u instaluan nëntë ekrane gjigande. Vendeve organizatore iu desh pak kohë që të tregonin entuziazmin për aktivitetin që do të fillojë pas 21 ditëve, por tashmë "ethet" e Evropianit kanë filluar të ndjehen. Përgatitjet për evenimentet që do të shoqërojnë "Euro 2008" janë në pikën kulmore: këtu përfshihen koncerte dhe shfaqje, për të bërë të mundur që vizitorët të argëtohen sa më shumë.
Austria, e cila nuk ka organizuar asnjëherë një eveniment sportiv të këtyre përmasave (edhe pse aty janë zhvilluar dy olimpiada dimërore) dhe Zvicra, që për herë të fundit ka zhvilluar Kupën e Botës në vitin 1954, kanë vendosur edhe masa speciale për sigurinë, pasi presin grupime tifozësh nga e gjithë Evropa. 27 mijë forcat e policisë austriake - për të cilët nuk do të ketë asnjë ditë pushim gjatë aktivitetit - do të punojnë përkrah 3 mijë oficerëve të ushtrisë, ndërkohë që edhe në Zvicër pritet aktivizimi i një numri të përafërt forcash për mbarëvajtjen e "Euro 2008". Bashkë-organizatorët mund të mbështeten edhe në ndihmën e Gjermanisë dhe Francës, të cilat do të kontribuojnë respektivisht me 1700 dhe 750 policë. Mes ruajtësve të rendit publik ka edhe grupe speciale, që kanë për detyrë ballafaqimin me grupet problematike të tifozëve, të njohur ndryshe edhe si "hooligans". Policia zvicerane dhe homologët e tyre austriakë janë ushtruar edhe për të qenë në gatishmëri maksimale për çdo episod, duke filluar nga alarmet për sulme terroriste e deri te evakuimi. Për të mbajtur gjithçka nën kontroll do të përdoret edhe monitorimi me kamera dhe nëpër aeroporte do të zhvillohen kontrolle të rrepta. Austria nga ana e saj do të rivendosë kontrollin në kufij, pasi momentalisht çdo pikë hyrje për në këtë shtet është e hapur pas marrëveshjes Shengen.