E Diel, 1 Nëntor 2026

Pistorius mund të garojë në Pekin

Gjykata Arbitrare Sportive (TAS) ka marrë dje një vendim të bujshëm, duke lejuar Oskar Pistorius të marrë pjesë në "Pekin 2008". Sipas saj, atleti që garon me ndihmën e protezave në këmbë nuk ka asnjë avantazh prej tyre dhe mund të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike nëse arrin normën kualifikuese në garën e 400 metrave. "Tani mund të realizoj ëndrrën time dhe nëse nuk do të jetë Pekini, padyshim që do të jetë Londra 2012", u shpreh atleti që do të kërkojë në mitingjet e radhës të arrijë kohën 45"55.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›