E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun: Tifozeri me më pak alkool

Kryeministri anglez, Gordon Braun, është shprehur i shqetësuar rreth situatës së krijuar në Mançester pas finales së Kupës UEFA ku policia u përlesh me tifozët. Sipas tij, e gjithë kjo situatë ishte krijuar nga konsumi i lartë i alkoolit që shitej në rrugë. "Ne nuk kemi ligje që të kontrollojmë pirjen e alkoolit në ambiente publike, ku ka rrezikshmëri trazirash dhe do të na duhet t‘i rishikojmë ato. Dua të bëj maksimumin që të ndryshojmë këtë situatë, e cila rrezikon organizimin e aktiviteteve madhore", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›