Austriakët, optimistë për ekonominë
Dy vendet organizatore të "Euro 2008", Austria dhe Zvicra, kanë dy këndvështrime krejtësisht të ndryshme për impaktin që do të ketë në ekonominë e tyre ky aktivitet. Nëse austriakët janë të bindur se ai do të ndihmojë ekonominë e vendit, pala zvicerane dyshon se kjo gjë mund të zgjidhë krizën që ka mbërthyer vendin gjatë vitit të fundit.
Austria
Ekonomistët që punojnë për qeverinë e kanë vlerësuar përfitimin në 321 milionë euro, të barabartë me rreth 0.15% të GDP-së vjetore të Austrisë. Për më tepër, do të ketë shpenzime të tjera prej 263 milionë eurosh dhe kjo është e barabartë me krijimin e rreth 6000 vendeve pune gjatë periudhës njëmujore kur zgjat ky aktivitet. Këto shifra pritet të rriten më shumë duke kontribuar për një plus tjetër prej 0.2% në GDP-në e Austrisë, pa harruar 10 mijë vende pune që do të hapen vetëm në sektorin e hotelerisë. Instituti gjerman DIW deklaroi pas "Botërorit 2006" që u zhvillua në Gjermani se impakti afatmesëm në ekonominë e vendit gjatë aktivitetit dështoi. Por qeveria gjermane deklaroi se "Botërori 2006" rriti me 0.3% GDP-në. Megjithatë, fansat gjermanë shpenzuan rreth 500% më shumë se turistët e tjerë gjatë kësaj periudhe dhe zyrtarët austriakë shpresojnë që një qarkullim i tillë parash të regjistrohet edhe në vendin e Moxartit dhe Shvarcenegerit. Sipas studimeve ekonomike, sektorët që do të përfitojnë më shumë janë ndërtimet, turizmi dhe shërbimet. Por ky studim bën të qartë se do të ketë edhe përfitime sociale. "Investimi në infrastrukturën sportive të vendit do të nxitë pjesëmarrjen më aktive në sport, që do të ketë pasoja pozitive në shëndet". Përfitime të tjera do të vijnë edhe nga ndërtimet që janë bërë para fillimit të aktivitetit. Zona përreth stadiumit të Vjenës po modifikohet që të përfshijë një qendër tregtare, blloqe me ndërtesa për zyra që do të krijojnë vende të reja pune, si dhe një liqen të vogël artificial. Rreth 86 fast-food-e do të vendosen përgjatë "Fan Mile" në qendrën historike të Vjenës, ndërsa shumë të tjera do të jenë të shpërndara përreth stadiumit. Duke shpresuar për fitime të ndjeshme, me qindra lokale do të transmetojnë drejtpërdrejt ndeshjet, ndërsa është krijuar edhe një faqe interneti ku tregohet vendndodhja e tyre. Një përfitim i ndjeshëm do të pësojë imazhi i Austrisë, e cila gjatë javëve të fundit përfundoi në faqet e para të gazetave për shkak të historisë së tmerrshme të një njeriu që kishte mbajtur të burgosur për 24 vjet në qilar vajzën e tij.
Zvicra
Ekonomia zvicerane nuk pret mrekulli nga zhvillimi i EURO 2008 në këtë vend, pavarësisht faktit se mijëra tifozë do të shpenzojnë para për ushqim, pije dhe shtretër gjatë aktivitetit. "Efekti ekonomik është aq i vogël, sa do të jetë e vështirë të dallohet në statistika", shprehet Urs Myler, drejtori i Institutit të Studimeve Ekonomike BAK në Zvicër. Rreth 1.4 milionë turistë të huaj do të rrisin përfitimet për hotelet, restorantet dhe bizneset e shërbimeve të tjera, duke krijuar rreth 7500 vende pune. Por shumë prej tyre do të jenë të përkohshme. Gjithsesi, kjo pritet të krijojë një rritje prej më pak se 0.2% në GDP e Zvicrës, për një shumë të përafërt me 860 milionë franga zvicerane. Hoteleria është nga të paktët sektorë që do të ketë rritje të ndjeshme, pasi priten rreth gjysmë milioni më shumë pushues njëditorë sesa rekordi i vitit të kaluar prej 36.4 milionë pushuesish. Edhe dyqanet e vogla pritet të përfitojnë nga shitjet e prodhimeve me logot e skuadrave pjesëmarrëse, sidomos në katër qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet. Por edhe në këtë rast, Zvicra po përballet me disa probleme. UBS, banka më e madhe zvicerane, do të mundohet në të gjitha mënyrat të shmangë vëmendjen nga problemet e muajve të fundit nëpërmjet investimeve në zonat për tifozët, ashtu si "Swisscom" që do të sponsorizojë anën teknologjikë të aktivitetit. Por të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me sponsorizimet e tyre. Credit Suisse, sponsor i aktivitetit dhe i kombëtares vendase, u detyrua të kërkonte publikisht falje, pasi mediat raportuan se topat që po i faleshin publikut ishin prodhuar duke shfrytëzuar punën e fëmijëve. Si rrjedhojë, ekonomistët besojnë se përfitimet financiare do të rriten vetëm nëse kombëtarja zvicerane do të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në EURO 2008, duke rikthyer euforinë në popullatën e tronditur nga krizat e kredive. Por një gjë e tillë duket se do të jetë pak e vështirë për t‘u realizuar, pasi në sondazhin e fundit të gazetës "SonntagsZeitung", vetëm 41% e njerëzve u shprehën se ishin të interesuar për aktivitetin.