Toni: Asnjë nuk është si Myler
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bajernin e Mynihut, sulmuesi Luka Toni është krenar për krahasimin me Gerd Myler, por ai mendon se është ende "shumë larg" legjendës gjermane. Që në vitin e tij të parë në "Alianz Arena", italiani ka realizuar 36 gola në të gjitha aktivitetet, ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Kupës UEFA (me 10 gola), së bashku me sulmuesin e Zenitit, Pavel Pogrebniak. "Sulmuesi jeton për golat. Krahasimi me legjenda si Myler më bën krenar, por jam ende shumë larg tij", tha Toni.