Mediu Tarifat per ambalazhet do te reduktojne perdorimin e plastikes
Tarifat e pastrimit te mbetjeve ne Shqiperi jane shume te uleta ne krahasim me ato europiane. Kjo ka bere qe menaxhimi i tyre te mos jete aspak ne nivelin e duhur. Por sipas ministrit te Mjedisit Fatmir Mediu ndryshimet ne legjislacion do te sjellin permiresim te situates. Ai theksoi se me aplikimin e tarifave per ambalazhet do te stimulohen sa me shume ato te qelqit dhe letres duke evituar plastiken. Do doja tju siguroja qe angazhimi yne si Ministri e Mjedisit e ka kapercyer tashme momentin e keqardhjes per situaten apo te kalimit te problemit nga nje ministri tek tjetra dhe me pas tek pushtetet vendore qe per hir te se vertetes jane pergjegjese ne nje mase te madhe per situaten e krijuar. Ne draft-ligjet qe ne po hartojme kemi parashikuar tarifa per ambalazhet duke stimuluar ambalazhet leter dhe qelq per te mundesuar ne nje fare menyre pakesimin e perdorimit te plastikes tha Mediu. Deklarata u be ne nje aktivitet te Zhvilluar nga REC Regional Environnment Center se bashku me Ambasaden Austriake ku pjesemarres ishin studente perfaqesues te shoqerise civile shoqata ambientalistesh si dhe grupe interesi. Nderkohe ambasadori austriak u shpreh se tashme ka ardhur koha qe shoqeria te jete e ndergjegjshme per mbrojtjen e mjedisit si dhe per efektet pozitive te riciklimit. Nderkaq dje ambientalistet kane kerkuar serish me force qe te ndalet importi i mbetjeve nga jashte duke paralajmeruar fillimin e nje fushate protestash nese ky vendim nuk ngrin per nje periudhe te pacaktuar kohe. Ata sqarojne se sipas Listes se Gjelber dhe Konventes se Bazelit ne Shqiperi lejohet importi i pjeseve te termocentraleve berthamore qe kane ne perberje elemente te rrezikshem.