E Diel, 1 Nëntor 2026

Masterat Berisha Te hiqen kuotat

Sipas tij qellimi i sistemit te Bolonjes nuk eshte te ndaje dhe te denoje njerez qe disa ti lere me 3-vjecarin dhe te tjere ti beje me 5-vjecar perkundrazi. Pavaresisht nga thirrjet qe u jane bere universiteteve qe ato te percaktojne kuotat qe duan serish grupe studentesh nga fakultete te ndryshme me informojne se nuk po ju jepet e drejta per te ndjekur masterin sipas ketyre mesazheve qe une marr per shkaqe te kufizimit te kuotes nga Qeveria. Une di shume mire qe Ministria e Arsimit ne menyre te perseritur ka kerkuar rritjen e kuotave nga fakultetet por une dhe njehere dua tu bej thirrje sikunder Ministria e Arsimit duhet te dergoje shkrese se nuk do te kete asnje kufizim per te gjitha projektet qe ato jane te gatshme ti zbatojne ne master tha Berisha. Ai shtoi se si Ministria e Arsimit edhe Shoqata e Rektoreve duhet te marrin masa per te hequr nga universitetet cdo lloj ngjashmerie me repartet ushtarake. Ne kuptimin qe cdo student per arsye te ndryshme mund te

nderprese studimet ne cilen kohe te doje dhe ti rikthehet universitetit atehere kur ai ka mundesi universiteti nuk eshte ushtri hyre dhe do ta kryesh sherbimin ushtarak. Ka ngjarje njerezore qe i detyrojne studentet te ndjekin nje projekt tjeter tha Kryeministri.
Ai shtoi se qellimi i sistemit te Bolonjes eshte se ne rast se nje student studion 3 vjet dhe deshiron te beje nje pauze per rrethana te caktuara ti jepet mundesia tu rikthehet studimeve per te ndjekur nje master shkencor apo profesional. Une jam qe Rektorati Dekanati te percaktoje te gjithe kushtet e ndjekjes se leksioneve e ndjekjes se seminareve e dhenies se provimeve por vete studenti do te kete te drejten pa asnje lloj kufizimi qe une kete vit nuk mund te rri ne fakultet sepse kam nje problem familjar apo personal. Universitetet nuk jane dhe nuk mund te jene reparte ushtarake ushtria eshte ushtria. Aty do te hysh dhe do besh periudhen e caktuar tha Kryeministri. Ai shtoi se kjo i ben me fleksibel universitetet sikunder u jep mundesi studenteve qe per ndodhite e tyre gjate studimeve universitare te mos humbasin fillin e perfundimit te universitetit.

Kuotat e pakta protestojne studentet

Studentet e Universitetit Politeknik kundershtojne numrin e ulet te kuotave per masterin shkencor. Ne shenje proteste ata bllokuan dje per te disaten here hyrjen e Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit duke kerkuar shtimin e pranimeve ne shkollen master. Te mbeshtetur nga Forumi Rinia Aktive studentet kane fajesuar Ministrine e Arsimit per numrin e ulet te kuotave por edhe kriteret e seleksionimit qe sipas tyre jane bere te ditura vetem vitin e fundit te shkolles. Nderkaq pak ore me vone reagoi Ministria e Arsimit. Sipas kreut te saj Myqerem Tafaj MASH-i ka miratuar te gjitha kuotat e kerkuara nga universitetet. Nese keto te fundit kane mundesi te pranojne me shume
studente ministria eshte e gatshme te miratoje shtesa.

Zirina Llambro

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›