E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton vëzhguesit në zgjedhjet e Ballagatit

Zgjedhjet komunën Ballagat zhvillohen pas shkarkimit nga detyra të kryekomunarit Fatos Sharka, i cili u dënua nga gjykata për abuzim me detyrën. 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot akreditimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e komunës Ballagat, që do të mbahen të dielën më 2 gusht.

Zgjedhjet në këtë komunë zhvillohen pas shkarkimit nga detyra të kryekomunarit Fatos Sharka, i cili u dënua nga gjykata për abuzim me detyrën.

Dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS, kanë propozuar kandidatët e tyre për të konkurruar në zgjedhjet e së dielës, ndërkohë që KQZ ka miratuar në vijimësi një numër vendimesh që lidhen me parapërgatitjet e këtij procesi të pjesshëm zgjedhor.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme Komisioni Zgjedhor miratoi dhe disa ndryshime në strukturën organike dhe numrin e punonjësve të administratës së KQZ-së.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›