E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria premton mbështetje për proceset integruese të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj u takua me Zëvendëskancelarin/Ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Spindelegger.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar Zëvendëskancelarin Spindelegger për mbështetjen e madhe që Austria ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat, me theks të veçantë pas shpalljes së pavarësisë në proceset e shtetndërtimit.

“Shtetndërtimi në Kosovë është një storie e suksesit e Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj, miqve tanë evropianë dhe përkrahjes së fuqishme austriake”, tha Ministri Enver Hoxhaj, duke shtuar se pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, agjenda e vetme e Kosovës është integrimi evropian.

Hoxhaj ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Austrisë në proceset eurointegruese, duke e vlerësuar shumë të rëndësishme për Kosovën mbështetjen e Austrisë në këtë proces.

Zëvendëskancelari/Ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Spindelegger, ka vlerësuar lartë progresin e arritur në Kosovë në të gjitha drejtimet, pas shpalljes së pavarësisë.

Spindelegger shprehu mbështetjen e mëtutjeshme të Austrisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset shtetëndërtuese dhe rrugën eurointegruese.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›