E Diel, 1 Nëntor 2026

Van der Vart fut në borxh Hamburgun

Drejtori ekzekutiv i Hamburgut, Carl-Edgar Jarchow frikësohet se transferimi i mesfushorit Rafael van der Vaart do të zhyt klubin në borxh.

Pas rezultateve dëshpëruese në edicionin e kaluar, Hamburgu shpenzoi 24 milionë euro në përforcime gjatë afatit kalimtar të verës edhe pse ishte në krizë financiare në dy vitet e fundit.

I pyetur nëse transferimi i holandezit do të zhyt klubin në borxh të madh, Jarchow u përgjigj: “Kam frikë nga kjo!”. Van der Vaart u rikthye në Hamburg (klub ku luajti gjatë periudhës 2005-2008) nga Tottenhami për rreth 13 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›