Mazzarri, 300 ndeshja pa asnjë shkarkim

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri do të shënojë një rekord të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Parmës në fundjavë në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.
Strategu italian do të arrijë shifrën e 300 ndeshjeve në elitën e futbollit italian, pa u shkarkuar asnjëherë nga detyra. Mazzarri asnjëherë nuk është liruar nga detyra në Reggina dhe Sampdoria para ardhjes në krye të Napolit më 2009.
“Sekreti im është se dua të fitoj gjithmonë, ia kam përcjell këtë porosi çdo skuadre që kam drejtuar”, deklaroi Mazzarri për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.