E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mosbesuese ndaj rritjes së madhe ekonomike në vend

Rritjen gati dyshifrore ekonomike e ka konfirmuar edhe FMN

Në kushtet e krizës ekonomike globale, selia rozë vazhdon që të mos besojë shifrat
e institutit të vetëm të statistikave në vend në lidhje me nivelin e rritjes ekonomike. Prej dy ditësh lidershipi socialist ka sulmuar ashpër INSTAT duke mos arritur që të japë argumente të mjaftueshëm për të demonstruar të kundërtën.

TIRANE - Partia Socialiste ka vazhduar edhe dje përplasjen me INSTAT në lidhje me shifrën e publikuar prej këtij të fundit për sa i përket nivelit të rritjes ekonomike në Shqipëri.
Pasi shprehu sërish kritika ndaj qeverisë për shkak të mosmarrjes parasysh të asnjë propozimit të opozitës për një paketë stimuluese për ekonominë tonë në kushtet e krizës globale, ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, akuzoi ekzekutivin
se po zbukuron realitetin e ekonomisë shqiptare.
Siaps deputetit socialist, njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave, ekonomia rrezikohet edhe nga rënia e ritmeve të investimeve të huaja direkt në ekonomi dhe se për këtë shkak shumë projekte të firmosura deri tani nuk kanë filluar akoma. Kriza botërore në vendet perëndimore , theksoi Malaj, nuk mund të mos ndikojë në frenimin e investimeve në vendet e treta si në rastin e vendit tonë.
Ish-ministri i Financave tha se aktualisht FMN  ka parashikuar rënie të ritmeve të rritjes ekonomike në vendin tonë me rreth po 50 % nga 6 % në rreth 3,5 % ndaj sipas tij rritja e reklamuar si 9.9 % mashtrim.
Vetëm dy ditë më parë përmes një deklarate për mediat, drejtues të Institutit të Statistikave kanë sqaruar se rritja ekonomike për tremujorin e tretë 2008 është 10.1 për qind (krahasuar me tremujorin e tretë të një viti të mëparshëm). Për tremujorin e dytë të vitit 2008 rritja është 11.4 % (krahasuar me tremujorin e dytë 2007) ndërsa për tremujorin e parë 10.2 % (krahasuar me tremujorin e parë 2007). Ndërkohë që për vitin 2008 rritja vjetore deri në shtator të 2008 është 9.9 % ku si krahasim është marrë shuma e katër tremujorëve të fundit krahasuar kjo me katër tremujorët paraardhës, e më pas shprehur në përqindje.
“Ky tregues shpreh rritjen ekonomike deri në atë periudhë e jo atë vjetore, pasi për të nxjerrë rritjen vjetore me këtë metodë duhet të vihen në dispozicion dhe të dhënat e tremujorit të katërt 2008”, ka sqaruar INSTAT.
“Deklarata e Partisë Socialiste se shifra e publikuar nga INSTAT është 2-3 herë më e madhe sesa ajo e parashikuar nga FMN, është tërësisht e pavërtetë, pasi FMN nuk është shprehur asnjëherë për PBB-në tremujore, por vetëm për parashikimin e rritjes vjetore ekonomike për vitin 2009”, thuhet në deklaratën e Institutit të Statistikave.
 Si për të treguar vërtetësinë e këtyre shifrave, INSTAT thekson edhe një herë se të dhënat e publikuara deri tani janë konfirmuar dhe nga eksperti i FMN-së, Michael Andrews.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›