E Diel, 1 Nëntor 2026

Austriaket e Verbund, marrin hidrocentralin e Ashtes

Firmoset kontrata per dhenien me koncesion te hidrocentralit te Ashtes. Nje prej veprave me te diskutuara te sektorit elektroenergjetik perfundimit ka kaluar ne duart e kompanise austriake. Dje, Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli dhe Christian Kern, Anetar i Bordit te Menaxhimit te Kompanise Austriake "Verbund", nenshkruan marreveshjen per ndertimin dhe dhenien me koncesion te Hidrocentralit te Ashtes. "Verbund" u shpall fituese ne garen e zhvilluar nga METE duke sjelle nje oferte me nje cmim te blerjes se energjise elektrike prej 5.9 Euro cent / Kwh, me nje kapacitet te instaluat prej 48.2 ME dhe nje investim prej 160 milione euro. Projektpropozimi i sjelle nga "Verbund" parashikon 2 nenstacione energjie. Centrali elektrik, kanalet rrjedhese dhe te gjitha objektet e tjera ndodhen ne bregun e majte te lumit Drin. Niveli normal i ujit ne rezervuarin e Spathares do te jete 23 m mbi nivelin e detit, i cili mund te rritet deri ne 27 m mbi nivelin e detit, ne vecanti ne rastin kur HEC i Vaut te Dejes punon me kapacitet te plote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›