Berisha: OSSH, doja ta shisja 2 miliarde USD
Vetem nje dite pas hapjes se ofertave per privatizimin e Sistemit te Shperndarjes se Energjise, Kryeministri Sali Berisha e cilesoi kete proces transparent. Ai premtoi se privatizimi do t'u sjelle shqiptareve me shume drita dhe me pak korrupsion ne kete sektor. Pas interesimit te medieve per kete tender, Berisha theksoi se nuk eshte normale qe per kete te pergjigjet kryeministri, pasi nuk eshte anetar i grupit te vleresimit. Megjithate, ai deklaroi se "lidhur me cmimin, nese do te me pyesnit, do te doja qe ai te ishte edhe 2 miliarde USD, por kjo nuk varet nga une. Une po e ndjek procesin dhe deri tani eshte nje proces transparent, me pranine e Korporates Nderkombetare Financiare, e cila ka bere nje pune 2 vjecare per pergatitjen e tij". Por ne linje krejt te kundert me qendrimin e kryeministrit, u pozicionua dje opozita. LSI me mbeshtetjen edhe te Partise Socialiste do te kerkoje anulimin e privatizimit. Per deputetin e LSI, njekohesisht ish-drejtorin e KESH, Dritan Prifti, cmimi prej 102 milione euro qe kompania ceke ofroi eshte qesharak.