Austriakët fitojnë garën për HEC-in e Ashtës
Kompania austriake "Verbund" ka fituar garën për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës.
Vlera totale e investimit për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës, me një fuqi të instaluar 40-70 megavat, është llogaritur nga firma austriake në shumën 167 milionë euro. Kohëzgjatja e ndërtimit të tij parashikohet të jetë 36 muaj. Në tenderin e zhvilluar në datën 13. 6. 2008 u paraqitën dy oferta, ajo e konsorciumit të përbërë nga dy kompani CNR dhe "Electrabel" si oferta tjetër e paraqitur nga kompania "Verbund". Komisioni i vlerësimit të ofertave vlerësoi me 95.33 pikë ofertën e "Verbund" dhe me 59.21 pikë atë të CNR dhe "Electrabel". Sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës përzgjedhja e fituesit është bazuar në kritere të përcaktuara dhe të shpallura, që në publikimin e dokumenteve të tenderit. Këto kritere bazohen së pari në çmimin më të lirë të energjisë elektrike, që do ofrohet për tregun dhe sistemin shqiptar, si dhe kritere të tjera teknike si cilësi teknike e ofertës, fuqia e instaluar, standardet teknike dhe sociale me të cilat do të ndërtohet ky projekt, si dhe koha e ndërtimit të HEC-it. VERBUND është kompani austriake e krijuar që prej vitit 1947. Ajo ka rreth 90 hidrocentrale me një fuqi 6000 MW dhe një prodhim 22.8 miliardë kwh. Sipas burimeve nga kjo ministri, në projektin e hidrocentralit të Ashtës, u morën parasysh disa kufizime, si evitimi i modifikimeve të rrjedhës së lumit Drin në pikën e bashkimit me lumin Buna, që të mos ndikohet regjimi hidraulik i liqenit të Shkodrës etj.