E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, takim me investitorë 1të turizmit

Kryeministri Berisha priti dje paradite në zyrën e tij një grup investitorësh në fushën e turizmit. Sipas zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave 

"Përfaqësuesit e grupit ORASCOM prezantuan tek Kryeministri Berisha disa projekt-ide për zhvillimin e turizmit. Projektet parashikojnë ndërtimin e qyteteve turistike, komplekse hotelesh dhe njëkohësisht menaxhimin e tyre. Kryeministri Berisha falënderoi përfaqësuesit e ORASCOM për projekt-propozimet dhe prezantoi tek ata situatën e investimeve në Shqipëri dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit në vend". Kryeministri Berisha u garantoi investitorëve lehtësira administrative dhe mbështetje ligjore për këto projekte. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Berisha pati një takim edhe me përfaqësues të kompanisë EADS, e cila është një kompani për aeronautikën dhe mbrojtjen hapësinore EADS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›