PS: Berisha mashtroi me rritjen e pensioneve
Partia Socialiste kontestoi vendimin e qeverisë për rritjen e sigurimeve shoqërore, duke theksuar se kjo zhvlerëson rritjen e pagave të bërë së fundmi.
Nënkryetari i grupit të PS-së, Erjon Braçe deklaroi se: "Në kundërshtim me rregullat e ekonomisë së tregut, qeveria rriti sërish taksat për të gjithë të punësuarit në shtet dhe në privat si dhe për vetëpunësuarit në bujqësi. Bashkë me taksat u rrit dje ndjeshëm dhe paga referuese bazë, mbi të cilën llogariten të gjitha taksat e tjera mbi pagën". Sipas tij, taksa e punës ose siç njihet zyrtarisht kontributi për sigurimet shoqërore u rrit për të gjithë të punësuarit me 13 % ose me 4004 lekë të vjetra në muaj. "Praktikisht pas këtij vendimi, rritja pagave që u krye vetëm në sektorin shtetëror që nga data një korrik thuajse zerohet, duke konfirmuar botërisht se Sali Berisha është kryeministri me shenjë, gënjeshtar dhe i korruptuar, që rrit pagat me një dorë dhe i cenon pagat me dy duar. Me këtë vendim Berisha po thellon krizën në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, që kanë dhe numrin më të madh të punësuarve siç është industria e lehtë, tekstilet, ajo e këpucëve, agro-përpunimit, ndërtimit dhe përmes rritjes së taksave, po shtrenjton koston e një vendi pune në kushtet e një papunësie në rritje", deklaroi Braçe. Për zyrtarin socialist, "Kryeministri me shenjë, gënjeshtar dhe i korruptuar kërkon të mbulojë jo vetëm dyshimet e mëdha ekonomike dhe sociale, jo vetëm mosmbajtjen e premtimeve programore të votuara në Kuvend, por edhe betejën e tij autoritariste për të dobësuar institucionet demokratike, rritur kontrollin politik mbi to, pse jo për të vendosur kapjen politike të tyre".