E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA, rritet numri i pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë bilancin e punës për 6-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave zyrtare, TIA ka regjistruar një numër prej 540,585 pasagjerësh në gjysmën 

 e parë të vitit 2008, duke shënuar kështu një rritje në masën 19 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. "Pas përmbushjes së shifrës së 1 milion pasagjerëve në vitin 2007, është shënuar sërish rritje në numrin e pasagjerëve me rreth 19% gjatë gjysmës së parë të vitit, çka është kombinuar me rritje edhe në lëvizjet e trafikut ajror. Dhe ne do të vazhdojmë përtej këtyre shifrave. Deri në shtator 2009, ne do të investojmë afërsisht 20 milionë euro për zgjerimin e aeroportit në mënyrë që t'i përgjigjemi kësaj rritjeje, apo nëse do të shpreheshim ndryshe, në të ardhmen, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jetë i aftë të presë 1.5 milionë pasagjerë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›