“Bollano po vjedh pronat në Himarë”
Deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi akuzoi dje kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano se po manipulon titujt e pronësisë në këtë qytet.
Në një prononcim për mediat, Neranxi tha se: "Ky individ politik, i cili erdhi për herë të dytë në krye të Bashkisë së Himarës, është sot një ndër personat kyç të mbajtjes peng dhe të manipulimit të së drejtës pronësore dhe të lejeve investuese në Himarë. Me një lidhje të fshehtë me grupe interesi, që po kryejnë dokumente për përvetësimin e trojeve në Himarë, Vasil Bollano vazhdon të përdorë qëndrimet alibike politike të tij, si i besuar dhe kryesues i përfaqësimit të minoritetit grek në Himarë", tha Neranxi. Sipas tij, "Për ta ndalur këtë lojë të ndyrë mashtruese, si bir i Himarës, deputet dhe politikan i këtij vendi kam dalë sot në këtë foltore të forcës politike me besim në popull, t'u shpreh himarjotëve mbështetjen time dhe të forcës sonë politike për tubimin qytetar të njoftuar për t'u mbajtur më datën 10 gusht para Bashkisë së Himarës".