ISSH: Ja kush preket nga skema e re e pensioneve
Insituti i Sigurimeve ka shpjeguar dje skemën e re të pensioneve.
Fabiola Çela
Në një deklaratë për mediat nëndrejtori i ISSH-së Astrit Hado, ka shpjeguar se nuk ka ndryshim të madh të skemës së pensioneve si për personat e punësuar, ashtu edhe për ata të vetëpunësuar. Ndërkohë për herë të parë në vendimin e miratuar nga qeveria janë përcaktuar procedurat e regjistrimit dhe të pagesës së kontributeve të personave që punësohen në veprimtaritë e ndërtimit të banesave vetjake. Sipas vendimit kush ndërton shtëpi të re, tashmë duhet të paguajë kontributet për punëtorët që punëson për ndërtimin e objektit. "Për këto raste detyrimin për evidentim, mbledhjen dhe derdhjen e kontributit e kanë bashkitë e komunat, që japin lejen e ndërtimit. Një praktikë e tillë zbatohet edhe në shumë vende të tjera", ka thënë Hado.
Vendimi
Qeveria ka vendosur që paga minimale për efekt pensioni, të jetë 14830 lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 74150 lekë. Ndryshimi i djeshëm i qeverisë do të prekë në masë pagat e larta mbi 65700 lekë. Këta persona, do të paguajnë më shumë për të siguruar pensionet dhe shërbimet e tjera. Për herë të parë, qeveria ka vendosur të sigurojë me detyrim edhe ambulantët. Sipas vendimit të vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante nga 1 korriku 2008 e në vazhdim do të deklarojnë dhe paguajnë kontribut minimal mujor, në shumën 1 mijë lekë në muaj.
Pensionet
Nga 1 korriku i këtij viti pensionet e qytetit janë rritur me 10 për qind. Ndërsa pensionet e fshatit rriten me 15 për qind dhe 5 për qind të gjitha pensionet suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të trajtimeve të veçanta financiare. Nga ky vendim i qeverisë përfitojnë 528 mijë pensionistë në të gjithë vendin, nga të cilët 368 700 janë pensione qyteti dhe 158 726 pensione fshati, me një përfitim mesatar prej 834 lekë në muaj dhe me një efekt financiar rreth 2.8 miliardë lekë deri në fund të vitit 2008. Pas këtyre rritjeve, të ardhurat mujore për pensionet e plota minimale të pleqërisë në fshat do të arrijnë në masën 6090 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat për pensionet e plota minimale të pleqërisë në qytet do të jenë 11275 lekë në muaj.
Pagesat e kontributeve për efekt të Sigurimeve Shoqërore
Përqindja mbi të cilat
paguhet kontributi
për të vetëpunësuarit 26.2
Përqindja e sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit 7
Përqindja mbi të cilën
bëhen pagesat
për të punësuarit 29.5
Përqindja e sigurimit shëndetësor 3.4
Paga minimale për të punësuarit dhe vetëpunësuarit
Ishte bëhet
1. Paga minimale mujore për efekt
kontributi për të vetëpunësuarit 13 149 14 830
2. Paga minimale për të punësuarit 17 000 17 000
3. Paga maksimale për të punësuarit 65 700 74 150
4. Masa vjetore e pagesës së
të vetëpunësuarve në bujqësi
• për zonat fushore 12 000 12 000
• për zonat malore 7 800 7 800
5. Sigurimi shëndetësor vjetor për
të vetëpunësuarit në bujqësi
• në zonat fushore 3 360 3 360
• në zonat malore 2 016 2 016