E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nuk ka bashkepunim me Ramen. Do te kembengulim ne rishikimin e paketes

“Qe sot, LSI-ja nis nje aksion te madh mbarekombetar dhe jo e vetme, me gjithe forcat politike qe jane kunder republikes Sali-Rames dhe Kushtetutes se Sali-Rames, ose ndryshe te Gerdecit”. Ky ishte qendrimi i ardhur dje nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta, lidhur me miratimin ne Kuvend te ndryshimeve kushtetuese. Madje, duke perforcuar me tej kete qendrim, Meta theksoi se “kjo do te thote qe lufta jone nuk do te perfundoje derisa te rishikohen ndryshimet qe u miratuan ne Kuvend, derisa te marre pergjigjen e merituar puci, qe eshte bere ne kete institucion”. Por, duke mos kursyer akuzat ndaj kreut te PS-se, Edi Rama, kryetari Meta vleresoi se “te ndryshosh thelbin e Kushtetutes vetem qe Rama te marre listat e mbyllura dhe qe Berisha te marre nje nen, qe eshte nje sigurese qe te mos ike si kryeminister deri ne fund te ketij mandati, do te thote se keto jane kerkesa te vogla dhe te ndyra dhe LSI nuk mund te behet pjese e tyre”. Njekohesisht, Meta hodhi poshte cdo mundesi per t’ju rikthyer tryezes se bashkepunimit me socialistet. O.Xh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›