Aut. i Mbikëqyrjes: Shqiptarët sigurojnë vetëm makinat
Shqiptarët nuk sigurojnë jetën apo pasurinë, por vetëm automjetet, një detyrim ky i përcaktuar nga ligji. Drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë deklaruar në komisionin e Ekonomisë se kjo ndodh për shkak të ndërgjegjësimit të ulët.
TIRANE- Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Rajon për nivelin e sigurimit. Shqiptarët sigurojnë makinat të detyruar nga ligji, por aspak jetën apo pasurinë e tyre.
Në vendin tonë tregu i sigurimeve është i orientuar në masën 56 për qind nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve dhe 44 për qind nga sigurimet vullnetare. Drejtoresha e Autoritetit të mbikëqyrjes financiare Elisabeta Gjoni, ka shpjeguar në komisionin parlamentarë të ekonomisë se rritja e vullnetare nuk ka ardhur nga ndërgjegjësimi i qytetarëve, por si kërkesë e bankave për t’ju dhënë kredi dhe si kusht i përcaktuar në tenderat e investimeve publike.
Drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, akne deklaruar se faktorë pengues për zhvillimin e tregut të sigurimeve në vendin tonë është edhe niveli i ulët i shlyerjes së dëmeve nga kompanitë. Sipas të dhënave zyrtare, raporti i veprime-dëme vlerësohet në masën 28 për qind.
(a.r/news24/balkanweb)