Grabit pasagjeren ne autobusin Athinë-Tiranë, arrestohet
TIRANE-Mëngjesin e sotëm, është arrestuar në flagrancë 33 vjecari Blendi Qoku, me banim në qytetin e Tiranës. Mësohet se ky shtetas mëngjesin e sotëm ka vjedhur në autobuzin e linjës Athinë – Tiranë portofolin e shtetases Lutfije Lecaj, e cila ishte pasagjere.
Menjëherë kjo e fundit ka lajmëruar policinë e cila ka bërë të mundur arrestimin dhe sekuestrimin e 1150 eurove që 33 vjecari kishte marrë nga portofoli i shtetases .
Mësohet se 33 vjecari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë në pritje të hetimit për veprën penale të " vjedhjes”.
(d.b/BalkanWeb)