Grabitet më Durrës një agjenci, policia në kërkim të autorëve

Forcat e policisë së Durrësit po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët sot paradite grabitën një sasi lekësh dhe valutë të huaj në një nga agjencitë e udhëtimit në qytetin bregdetar.Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se "ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 pranë stacionit hekurudhor, kur dy persona të armatosur grabitën shumën prej 12 mijë lekë, 2300 USD dhe 4100 euro". Sipas burimeve, dy personat kanë kërcënuar me armë punonjësen 35-vjeçare Xh. S., e më pas janë larguar nga mjediset e agjencisë, e cila kryen edhe shërbimin e transfertave të parave.
...