E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/Ministri Faslia: Mbështetja për zhvillimin rural do të synojë rritjen e prodhimit vendas

Bujqësia dhe sektori rural, janë sektorë potencialë të ekonomisë shqiptare dhe mbështetja për zhvillimin e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qellim rritjen e prodhimit vendas dhe konkurueshmërinë e prodhimeve bujqesore për të rritur eksportet në tregjet rajonale dhe ato europiane. Zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Ndoc Faslia u shpreh se sektori bujqësor vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Ai kontribuon me 21 % të Produktit të përgjithshëm bruto (GDP-se) dhe me këtë sektor merret më shumë se 50 % e popullsisë së aftë për punë në Shqipëri. Sipas tij, vlera e prodhimit bujqësor në total vlerësohet afersisht 2 miliard usd në vit dhe rritja ekonomike mesatare vjetore e këtij sektori në 5 vitet e fundit llogaritet në rreth 3,5 %. Bujqësia në Shqipëri dominohet nga ferma të vogla mesatrisht 1.2 ha dhe në të gjithë vendin ka afërsisht 360 mijë të tilla. Duke u ndalur në prioritet e prodhimit bujqësor, Faslia nënvizon faktin se, Shqiperia është vend mesdhetar dhe ka kushte shumë të përshtatshme për prodhimin e perimeve, drithrave, frutave, rrushit, ullirit si dhe mbarështimin e gjedhit dhe të blegtorisë së imët. Por, me shume interes, thotë ai, paraqitet prodhimi i perimeve në sera dhe i produkteve bujqësore BIO. Vitet e fundit thekson Faslia, investimet dhe mbështetja ndaj këti j sektori është rritur ndjeshëm. "Buxheti vjetor për bujqësinë arrin në 60 milion usd ose 1.2 % e buxhetit vjetor të shtetit", thotë ai, duke e cilësuar këtë si faktor në rritjen e prodhimit vendas i cili, "aktualisht plotëson rreth 90 % të nevojave për perime, 60 % për fruta, 70 % për mish, 90 % për qumësht dhe 40 % të nevojave për drithëra"-thotë Faslia. Në këtë kuadër, vijon ai, po bëhen përpjekje për përafrimin e legjislacionit dhe të standarteve të prodhimit me ato të BE-së. Ndërkohë që në zbatim të këtij legjislacioni po ngrihen edhe disa institucione të reja siç është agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. "Hapa këto,- thekson Faslia,- që po e përgatisin bujqësinë për t'u implementuar në programet evropiane,  në të cilin Shqipëria do të përfshihet pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›