E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjana: Asnjë lëshim ndaj individëve dhe subjekteve që dëmtojnë tokat bujqësore

Mbrojtja e tokës bujqësore nga ndërtimet e paligjishme si dhe marrja e masave ndaj faktorëve natyrorë që e dëmtojnë atë, ishte disa nga çështjet që u diskutuan sot në mbledhjen e Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës, që u zhvillua në Tiranën, nën drejtimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Tokës Jemin Gjana. Në këtë takim ku ishin të pranishëm kryetarët e këshillave të qarqeve, fillimish u prezantua një informacion i zgjeruar i Inspektoriatit Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës, që është strukturë e MBUMK-së, i cili vuri në dukje se faktorët njerëzorë dhe natyrorë, vazhdojnë të dëmtojne tokat bujqësore. Sipas këtij raporti, "vetëm dy vitet e fundit, nga ndërtimet pa leje janë dëmtuar 255 ha tokë, ndërsa nga marrja e materialeve inerte në shtretërit e lumenjeve, që janë pranë tokave bujqësore, janë dëmtuar 80 ha tokë. Ndërkohë që dëmtime të tokës ka patur edhe nga përmbytjet". Në fjalën e tij ministri Gjana, i cili është edhe kryetar i këtij komiteti, tërhoqi vëmendjen për punën e pamjaftueshme të Komisioneve të Mbrojtjes së Tokës në qarqe dhe komuna. "Ka më tepër konstatime se sa masa konkrete ndaj shkelësve të ligjit.",-theksoi ai. Duke u ndalur në situatën aktuale, Gjana tha se për 4300 ndëtime pa leje në tokat bujqësore, që janë bërë pas mbylljes se afatit ligjor të deklarimit të tyre, ne duhet të kishim sot po kaq procedime penale, por ato nuk janë bërë. "Ne kemi përgjegjësi të madhe jo vetëm për të kontrolluar por edhe për të proceduar. Baza ligjore për këtë ekziston dhe nuk ka asnjë pengesë"-tha Gjana. Komiteti Shtetëror për Mbrojtjen e Tokës, vuri theksin edhe punën që do bëhet gjatë këtij vit për mbrojtjen e tokës në brigjet e lumenjve, ku po punohet në 39 objekte që merren me lëndët inerte, kufizimi i të cilave do të garantojë mbrojtjen e tokës në 12 mijë ha. Gjithashtu në kuadër të masave për mbrojtjen e tokës bujqësore MBUMK-ja do vazhdojë punën për kullimin e 40 mijë ha tokë në ultësirën perendimore,etj. Detyrat që dolën nga kjo mbledhje do të ndiqen edhe nga Inspektoriati edhe nga Kryetaret e qarqeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›